MC Kresha i jep lamtumirën e fundit fansit të tij (Video)

Pak ditë më parë MC Kresha iu gjend pranë sa ishte në gjendje kome fansit të tij që u godit nga tensioni i lartë i energjisë elektrike nga telat e lënë keq prej KEDS.

Megjithatë, djaloshi humbi betejën dhe ndërroi jetë dhe sot iu dha lamtumira e fundit.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit të 15 vjeçarit ishte edhe reperi që dukej shumë i prekur nga ngjarja.

Veton Kryeziu nga Xërxa e Rahovecit ka ndërruar jetë pas 16 ditësh në gjendje kome në QKUK.

Mc Kresha që ishte i pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit tha se kam qenë në spital për ta thirrur dhe ai reagoj,  lëvizi këmbën dhe hapi sytë, por prap nuk arriti të mbijetoj, ndërsa sot erdha në varrimin e tij.

 

 
Loading...