Mbyllet rruga te hekurudha në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se më 24 prill 2016 (e diel) do të mbyllet për qarkullim nga ora 8:30 deri në 19:00, rruga tek vendkalimi mbi hekurudhë në relacionin Drenas-Komoran.
“Kjo bëhet për arsye të zhvillimeve të punimeve të parapara për rregullimin e vendkalimit që kryqëzohet me hekurudhën. Luten qytetarët që në këtë termin të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim”, është thënë në njoftimin e Komunës së Drenasit.
 
Loading...