Mbushet sheshi i Drenasit, këndon Mc Kresha (foto)

Festa ka filluar menjëherë pasi arritën lojtarët e KF Ferronikelit në qytetin e Drenasit.

Makina të shumta të cilët valëvisnin flamujt e KF Ferronikelit, duke u rënë burive të makinave, si dhe duke brohoritur me të vetmin emër “Ferronikeli”.

Pak minuta më parë, fishekzjarrë të shumtë ndriçuan qytetin e Drenasit, ndërsa tani një numër i madh i qytetarëve kanë mbushur sheshin “Fehmi Lladrovci” duke u zbavitur nën tingujt e muzikës së Mc Kreshës.

Nga fotot më poshtë mund të shihni se si po festojnë qytetarët e Drenasit, shpalljen e KF Ferronikelit kampion i Kosovës në futboll. /drenicapress/

IMG_20150607_210449 IMG_20150607_210515 IMG_20150607_210604 IMG_20150607_210735 IMG_20150607_210745