Mbreti, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe populli!

OPINION NGA FAIK KRASNIQI  /   Pothuajse të gjithë e njohin përrallën e ”mbretit lakuriq“! Morali i përrallës është ”mos u mbështet në fjalët, por në veprat“! Në atë përrallë kemi katër palë personazhe!Kemi Mbretin, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe popullin! Mbreti mashtrohet nga ”rrobaqepësit“që nuk ishin gjë tjetër, vetëm se mashtrues! Lakejt e mbretit duke mos pasur guximin për t’i thënë mbretit se po e mashtronin luanin një rol pasiv në mashtrimin që po i bëhej, gjithashtu për snobizëm u mashtruan dhe vetë duke parë atë që mashtruesët me talent reklamonin. Populli e kupton mashtrimin dhe fillon të qeshë me mbretin lakuriq torallak e të mashtruar në maksimum! Tash t’i kthehemi realitetit shqiptar! Realitetit të sotëm! Beson dikush se mbreti është budalla apo po e mashtrojnë të tjerët? Beson kush se ai është një ”mbret lakuriq“? Jo ai është mbreti që ka kopjuar mashtrimin e rrobaqepësve mashtrues! Kjo klasë politike po përfiton maksimumin që mund të përfitohet dhe në kohën më të shkurtër! Ata po mashtrojnë një pjesë injorante të shqiptarëve që me vetëdije po i japin votën! Po mbështet, për leverdi të vetë një grup lakejsh që e ndihmojnë në mbretërimin e tyre! Për këtë grup ai përdor çekiçin dhe arrën! E largon dhe e afron sipas interesit! Kjo klasë politike, po detyron një pjesë intelektuale të popullsisë, që për një rrogë t’i votojnë dhe t’i mbështesin!

                                     Mashtrimet me aminin e ndërkombëtarëve!

Po mashtron, po gënjen i mbështetur dhe nga ndërkombëtarët edhe popullin e shkretë, i cili duke u mbështetur në fjalë kujton se mund të përparojë! Ky popull kujton se pa asnjë veprim mund t’i rrëzojë këta mbretër diktator, që kanë uzurpuar çdo qelizë të shtetit! Populli – si opozitë e vërtetë – e shikon këtë lojë dhe nga pamundësia për të ndryshuar gjë fillon e qesh! Qeshje nga sikleti! Populli, ka një armë në dorë…votën. Por çfarë peshe ka vota e popullit, kur në çdo zgjedhje duhet të votojnë fytyrat e njëjta, pa patur mundësi që të votojnë kandidatë të rinj!

Dikush kërkon rrugën për t’i hequr qafe këta ”mbretër”, që tash e 16 vite kanë uzurpuar çdo gjë dhe kanë instaluar një sistem me demokraci diktatoriale!

Populli është gjunjëzuar, përçarë e përgjumur.

                            Tregimi për eunukët e politikës kosovare!

Vetëm propoganda Gebelsiane e forcoi dhe bëri të besueshëm për gjermanët nazizmin e Hitlerit. Sot në Kosovë ato i kanë uzurpuar këta kriminelë. I ka kthyer të gjithë në eunukë të tredhur, të cilët vetëm kryejnë misionin e shefave të tyre! Nje shtet i korruptuar e njeh mirë korrupsionin. Kam vetëm shpresën tek populli i vjedhur, i tradhtuar e i injoruar.

Atëherë zagarët tanë e të huaj do pushojnë së lehuri e do mbledhin bishtin nën shalë. Intelektualë të ndershëm, zgjojeni popullin nga gjumi.