Mbrëmë sërish u bombardua Siria, por askush nuk e di se kush i hodhi bombat! (Video)

Gjatë natës së mbrëmshme janë hedhur bomba mbi bazën ajrore siriane në Shajrat duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkaq askush nuk po e di se kush i hodhi këto bomba!

Një burim i paemëruar në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, ka mohuar kategorikisht pretendimet se mbrëmë është sulmuar baza ajrore Shajrat në Siri.

Megjithatë, një burim në ushtrinë siriane ka konfirmuar se ka ndodhur sulmi, edhe pse deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për incidentin.

Mediat arabe kanë raportuar se mbrojtja kundërajrore e ushtrisë siriane, ka rrëzuar dy raketa që kishin për cak aeroportin ushtarak Shairot në provincën Homms, 50 kilometra në veri të Damaskut.

Ndërkaq lidhur me pretendimet për sulmet në bazën Shajrat në regjionin Homms të Sirisë, zëdhënësi i Pentagoni,Eric Pahon ka deklaruar se: “nuk ka pasur aktivitete ushtarake të SHBA-ve në atë regjion në atë kohë”, ka raportuar Reuters. /Indeksonline/

Lexo tjetër  Sekretari i ri i Amerikës dhe lidhjet e tij të ngushta me Putinin (Video)