Mblidhet Këshilli i fshatit Dritan, dakordohen për projektet e këtij viti dhe të vitit pasardhës

Këshilli i fshatit Dritan ka analizuar rrjedhen e realizimit të projekteve kapitale në infrastrukturë në fshat për vitin 2017 dhe i i ka listuar projektet prioritare për vitin 2018.

Në mbledhjen e thirrur nga Kryetari i fshatit me përfaqësues të lagjeve (Këshilli i fshatit), ka marrë pjesë edhe Xhavit Drenori nga pozicioni i asamblistit dhe së bashku janw dakorduan, si në vijim:

Këtë vit (2017)
1. Me prioritet të përfundoj dega e kanalizimit në lagjen Prenku.

2. Shuma e ndarë nga buxheti komunal për asfaltim të rrugëve në fshatin Dritan për vitin 2017 të realizohet me prioritet si më poshtë: 
250 metra në lagjen Ademi, 
150 metra në lagjet Morina dhe Fejza, 
120 metra në lagjet Shehu dhe Xhota.
Shuma e mbetur të realizohet në lagjen Shishani (sado që kjo lagje nuk ishte në prioritet të fshatit për këtë vit dhe si e tillë nuk ishte miratuar nga kuvendi komunal).

Projektet prioritare për vitin 2018:

1. Ura mbi lumin Drenica (të lagjia Prenku). – Top prioritet i fshatit.

2. Një degë e kanalizimit në lagjet Hajdari dhe Kastrati (lugut), dhe

3. Shuma e mbetur për asfalt të realizohet në mënyrë proporcionale në rrugët Dan Shabani dhe Brahim Haziri (lagjia Avdyli).

Kryetari i fshatit, këtë listë nesër edhe zyrtarisht e dorëzon në komunë dhe mbi bazen e saj do të merret edhe vendimi në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal kur do të diskutohet rreth qarkores buxhetore 2018-2020./Drenicapress/