Mbillen 450 mijë lule në Prishtinë (Foto)

Komuna e Prishtinës ka filluar me mbledhjen e luleve sezonale nëpër hapësirat e gjelbra të kryeqytetit.

Për këtë vit janë paraparë të mbillen gjithsej 450 mijë lule, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook.

“Ka filluar mbjellja e luleve sezonale nëpër hapësirat e gjelbra të Prishtinës. Gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450.000 lule, të cilat janë duke u kultivuar nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura””, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/

Lexo tjetër  Thaçi dekoron akademikun Idriz Ajeti, e quan Çabej të Kosovës