Mbesa e presidentit Thaçi “qorton” deputetet: Skenderajin e keni lënë anash

Evgjeni Thaçi Dragusha, deputete e PDK-së në seancë në  Kuvendin e Kosovës ka thënë se komuna e Skenderajt është komuna me e prapambetur sa i përket aspektit infrastrukturor.

Ajo para deputetëve ne Kuvend, tha se  janë mbi 15 mijë banor të Skenderajt që kanë nevojë për   kyçje në sistemin e ujësjellësit, raporton Indeksonline.

Prandaj,  Thaçi-Dragusha propozoj që në buxhetin e vitit 2018 të ndahen fonde të mjaftueshme për kompletimin e këtij projekti.

“Skenderaj është komuna me e prapambetur në aspektin infrastrukturor se kjo komunë e dalë nga lufta e shkatërruar nisi gjithçka nga zero. Prandaj unë mendoj së duhet t’i jepet një vëmendje e shtuar kësaj komune. Të nderuar kolegë, një kërkesë dua të shtrojë dhe kam nevojë për mbështetjen tuaj, është një projekt për kyçje në ujësjellës, me të cilin preket mbi 15 mijë banorë të komunës se Skenderajt. Janë një numër i madh i fshatrave për ujë, që nga Llausha, Rrezlla, Kopiliqi, Buroja, Izbica, etj. Mbi 15 banor kanë nevojë urgjente, faktikisht ju ka shtruar rrjetin primar të ujësjellësit është bë instalimi, po rrjeti sekondar, kycja individuale, ka mbetur pa u realizuar në mungesë të fondeve. Prandaj propozoj që në buxhetin e 2018-es, të ndahen fonde të mjaftueshme për kompletimin e këtij projekt mjaft i rëndësishëm” ka thënë ajo.