Mbesa e Hashim Thaçit në seancë përmend 15 mijë banorë të Skenderajt

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Evgjeni Thaçi Dragusha, ka përmendur qytetin e saj të lindjes, Skenderajn, si komunën më të prapambetur në aspektin e infrastrukturës, shkraun drenicapress.info

Thaçi Dragusha ka përmendur mijëra banorët e Skenderajt që kanë nevojë për kyçje në sistemin e ujësjellësit.

Ajo ka kërkuar nga kolegët deputet për mbështetje në një projekt për kyçje në ujësjellësin me të cilin preket mbi 15 mijë banorë të Skenderajt, duke përmendur fshatrat si: Llaushë, Rrezllë, Kopiliq, Burojë, Izbicë, etj.

Thaçi Dragusha ka shtuar nevojën urgjente për përkrahjen për këtë projekt, i cili do ua lehtësonte jetën banorëve të asaj ane /Drenica Press/