Mban krokodilin gjigant në kopsht për afër 60 vjet

Mbajtja e një krokodili të frikshëm në kopshtin mbrapa shtëpisë për shumicën e njerëzve është shumë e rrezikshme dhe nuk do ta bënin këtë gjë, transmeton koha.net.

Por jo edhe Helen Harritosin, e cila e ka mbajtur zvarranikun në një pellg, prapa shtëpisë së saj, si një anëtar të familjes.
Haritos ka trashëguar krokodilin femër, të quajtur Albert, nga babai i saj kur ai vdiq në vitin 1992.

Kjo kafshë ka jetuar në kopsht që nga viti 1958, kur babai i saj e kishe zënë atë në natyrë, dhe kishte vendosur që ta mbante.
Helen e ushqen krokodilin gjigant, i cili është katër metra i gjatë e që ka fuqinë për të mbytur një të rritur, me peshq.

“Ajo na tregon ne se kur është e uritur”, tha ajo për “ABC Australia”. “Nuk është njëjtë sikurse qeni im, por unë kam një lidhje të veçantë dhe kujdes për këtë kafshë”.

“Realisht është shumë e lehtë për t’u kujdesur për të, dhe mund të them se ka mirëmbajtje të lehtë, por duhet të trajtohet me respekt sepse ato janë kafshë shumë të rrezikshme” shtoi ajo.

Ky krokodil gjendet në Australi dhe i ka 70 vjet, ndërsa tani gruaja ka edhe leje që ta mbajë atë në kopshtin e saj mbrapa shtëpisë.