Mbahet takimi i pare i komisionit komunal mbi vlerësimin dhe përzgjedhjen e familjeve për banim social në Stantërg

Në ambientin   e komunës së Mitrovicës, është mbajtur takimi i parë i komisionit vlerësues për përzgjedhjen dhe shqyrtimit e aplikacioneve për banesat sociale  në Stantërg.

Komision i cili ishte përbërë nga kryesuesja Lirije Muja, anëtarët Avni Hoti, Albana Fejza, Ruzhdi Ujkani dhe  Fehmi  Qaushi, kanë diskutuar të enjten  në lidhje me  zhvillimin e qasjes ndaj zgjedhjes së dokumentacionit.

Në këtë takim, të pranishmit  vendosën  që ti realizojnë vizitat në teren për të parë nga afër situatën  e të gjithë atyre familjeve që kanë aplikuar për tu vendosur në objektin e banimit social në Stantërge.

Vlen të thekoshet se  komisioni u ka dhënë mundësi të gjithë aplikuesve afat kohor për të kompletuar dokumentacionin siç ishte e parapara me konkurs.

Takimi i radhës pritet të mbahet ditën e martë,  me ç’rast anëtaret e komisionit  do të fillojnë  me identifikimin  e familjeve të rasteve për tu vendosur në këtë objekt .

Lexo tjetër  Aksident në Tërrnavc të Skenderajt, raportohet për të vdekur