Maxhuni në Berlin, merr premtim për anëtarësimin e PK-së në Interpol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku sot është takuar me zv/presidentin e BKA-së, Peter Henzller.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës (me BKA-në në fusha të ndryshme në luftimin e krimit, ku rëndësi e veçantë i është dhënë avancimit të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtori i Përgjithshëm Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e saj për anëtarësim sa më të shpejtë në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë.

Nga Henzller thuhet se u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e saj në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdojë ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar.

Lexo tjetër  Arianit Koci: Kidnapimi i gylenistëve, skandal i radhës i shtetit të Kosovës!