Mauri: Kalimi i Romës për lacialët është si të fitosh Scudeto

 

Stefano Mauri është i bindur se Lacio e tij mund të bëjë hapin e madh sivjet, duke qenë se bardhekaltrit në 2015-ën kanë një hap edhe më pozitiv sesa Juvja.
Gjithsesi, për mesfushorin ofensiv për titullin kampion nuk ka shanse.
“Të flasim për titull kampion është një çmenduri, ndaj të mos fluturojmë me fantazinë, edhe pse është 1 prilli…, – thekson Mauri. – Gjithsesi, që jemi në garë për titullin mund ta themi. Na mjafton që ta mbyllim kampionatin përpara Romës dhe për ne lacialët diçka e tillë vlen sa një titull kampion.
Objektivat e Lacios? Të ruajmë këtë ritëm dhe të rikthehemi në Europë. Jemi në një moment pozitiv, ndaj nëse e ruajmë këtë ritëm, mund ta mbyllim edhe në vendin e dytë”.