Masat për parandalimin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Shkruan Sylejman Osmani

1. Kontrollim rigoroz i cilësisē së karburanteve në pikat kufitare (hyrëse) në Kosovë.
2 Të autorizohen të gjitha bizneset industriale të fusin në funksion sistemin Ventur per pastrimin e gazrave nepër tymtarët e tyre dhe mbulimi i deponive të pluhurit ( grimcave te hirit dhe pluhurit ) në mënyrë që mos të barten në ajr.
3. Të monitorohet në mënyrë strikte ( rigoroze ) ndotja e ajrit në lokacione të ndryshme, p.sh.
a) Ne qender te qytetit ku ka fluks makinash në kohë të ndryshme ( mengjes, mbremje dhe mesnatë)
b) Në afërsi te objekteve industriale.
c) Në viset rurale dhe territore te ndryshme te Kosovës.
Kjo bëhet me qellim të gjetjes së shkaktarit kryesor të ndotjes se ajrit. Mos te dilet me kumtesa kuturu qe shkaktar kryesor janë automjetet apo ekonomitë familjare , sepse unë po mendoj që shkaktaret kryesor janë:
1. Industritë dhe deponitë e hapura
2. Cilësia e karburanteve
3. Perdorimi i thengjillit, djegëja e gomave dhe plastikës etj.

P.S. Ministrja e ambientit paska deklaruar që : Skam marrë ende pergjigje se çka po e ndot më shumë ajrin.
Hiç më pak se 6 zv. ministra dhe që katër muaj ende pa pergjigje.
Ky farë vendimi i ekspertve nga ministritë dhe komuna e Prishtinës , për ndalim të veturave më shumë po me duket shou medial dhe gëlltitje te fondeve sesa zgjidhje e duhur.

Sylejman Osmani, msc i shkencave të Kimisē- Kimisë analitike dhe mjedisit.

Lexo tjetër  Kosova dhe qytetarët e saj edhe një hap tutje konsolidimit të shtetit dhe të demokracisë