Marcelo, Barcelonës: Urime, e merituat titullin

 

Mbrojtësi i Realit, Marcelo, nuk ka hezituar të urojë Barcelonën duke thënë se ata e kanë merituar të shpallen kampion të La Ligas.

“Ne duhet të përgëzojmë Barcelonën pasi ata e kanë merituar të shpallen kampion të La Ligas”, tha Marcelo pas ndeshjes së djeshme të Realit ndaj Espanyolit.

“Kemi luftuar deri në fund, por ky është futbolli. Tani ne duhet të mendojmë për sezonin tjetër. Këtë vit nuk fituam asgjë, por duhet të fillojmë të përgatitemi për sezonin tjetër”, përfundoi braziliani.