Maqedoni, do të ndahet tokë shtetërore për blegtorët

Është shpallur thirrja për parashtrimin e kërkesës për pagesën e 50 për qind të shpenzimeve për furnizim të bagëtisë, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Bëhet fjalë për masën nga programi për zhvillim rural për furnizimin e bagëtisë nga importi apo me origjinë nga organizata të njohura për ato fermerë të cilët e kanë marrë bagëtinë deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

“Me qëllim të shfrytëzimit më efikas, Qeveria për shpalljet e ardhshme për këtë masë i ndryshoi kushtet. Fillimisht do të publikohet shpallja, pastaj do të lidhet marrëveshja edhe pas realizimit të furnizimit do të kryhet pagesa. Në këtë  mënyrë sigurohet siguri më e madhe për ata që do të kryejnë furnizim”, deklaroi Nikollovski i cili me rastin e Ditës Botërore të Qumështit mori pjesë në ngjarjen në Qumështoren SHA Manastir.

Ministri informon dhe se është në vijim përgatitja e shpalljes dedikuese për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore me qira për blegtorë me qëllim të prodhimit më të madh dhe më të sigurt në ushqimin për kafshë. Shpallja duhet të publikohet javën e ardhshme.

Konform Programit pesëvjeçar kombëtar për mbështetje financiare në bujqësi nga viti 2019, është planifikuar pagesa e subvencioneve të jetë sipas klasit të qumështit të papërpunuar: për litër të klasit ekstra katër denarë, ndërsa për klasin e parë dhe të dytë 3,5 denarë. Sivjet për 10 për qind janë rritur subvencionet e  për kokë për blegtorët me potencial të zhvilluar.

Në ngjarje Në Qumështore e Manastirit janë ndarë plaketa të prodhuesve më të suksesshëm të qumështit në vitin 2017. Krahas Nikollovskit, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujq[sisë dhe Zvillim Rural Nikolla Babovski, drejtpri i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov, si dhe këshilltarja e posaçme për bujqësi e kryeministrit, Lençe Nikollovska. /koha.mk/