Mancini: Sezonin e ardhshëm Interi lufton për Scudeto

 

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se Interi nga viti i ardhshëm do të luftoj për Scudeto.
“Unë besoj që skuadra që nga viti i ardhshëm mund të kthehet të luftoj për Scudetto. Për të fituar duhen shumë komponente, por ne do të jemi”, ka thënë Mancini.
Ky sezon ishte katastrofal për Interin, ku pas 27 xhirove të zhvilluara ka mbledhur vetëm 37 pikë, duke u renditur në vendin tetë të Seria A.