Mancini: Sezoni i ri, sezoni i Shaqirit

 

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se Xherdan Shaqiri do të shkëlqej sezonin e ri.

“Jemi të sigurt se në sezonin e ri mund të jetë shumë më i rëndësishëm për ne. Pozita e tij është ajo e mesfushorit të djathtë ose sulmues i dytë, siç është duke luajtur tani”, deklaroi Mancini në konferencë për shtyp.

“E njoh mirë dhe e kam shikuar shumë kur ishte në Basel. Jemi të lumtur që e kemi transferuar. Njësoj sikurse Santon edhe ai ka pësuar një rënie të formës fizike”, u shpreh ai.