Mamografia në terren nga java e dytë e shkurtit

Nga java e dyte e muajit shkurt, shërbimi i mamografisë për herë të parë do të jetë në teren. Komuna e parë do të jetë Gjilani
Për të vazhduar pastaj me komuatë e tjera, informon për Radio Kosovën Agim Bregaj, koordinator nacional për mamografi, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. `Kapaciteti i mamografit për ekzaminimin e grave brenda dite është rreth 15-te, ndërsa kërkesat mund të jen me të mëdha`, tha Bregaj.
`Për herë të par do të jetë Gjilani, për arsye se e kemi mbështetjen nga kryetari i Komunës dhe drejtoret të cilët kemi kontaktuar me ta. Kjo është një mbulim me shërbimet mamografike të regjioneve ku nuk ekziston aparati mamografik dhe vetëdijesimi i popullatës lidhur me rendësin e ekzaminimit dhe zbulimin e hershem të kancerit të gjirit. Nevoja është e madhe e popullatës mirëpo besoj se do të ja dalim dhe varësisht prej kushteve se si na paraqiten ne do të insistojmë të punojmë edhe me shume`. /rtk/