Maliqi: Ne kemi motiv për t‘u bërë kampion, Hajvalia motiv për asgjë!

 

Mesfushori i Ferronikelit, Behar Maliqi, ka deklaruar se dueli ndaj Hjavalisë është ndeshja kryesore e kampionatit, takim ky që drenicasit i shpall kampion.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve. Mund të themi ndeshja kryesore e kampionatit, ngase kjo ndeshje na bën kampion”, ka thënë Maliqi për DrenicaPress.

Sipas tij, motivi që ka skuadra e tij do ta mposhtë Hajvalinë që ka një skuadër të fortë.

“Takimi është shumë i rëndësishëm, ngase e dimë forcën e Hajvalisë. Ne kemi motiv për titull kampioni, dhe kjo është përparësia jonë, kurse Hajvalia nuk ka motiv, ngase gjasat për kampion janë shuar herët”, ka shtuar Maliqi./DrenicaPress/