Makinat e reja mund të flasin me njëra-tjetrën për kushtet e rrugëve

Makinat që mund të flasin me njëra tjetrën janë gati të vijnë në treg.

Cadillac lajmëroi se CTS sedan të 2017 së shpejti do të jetë makina e parë në tregun e amerikës e cila do të përfshije sistemin e komunikimit  ndërmjet makinave(V2V) si një opsion standart , duke shtuar një shtresë shtesë për sigurinë smart në linjën luksoze, sipas TechSot.al.

V2V mundëson makinat që të ndajnë informacion mbi kushtet e rrugës me makina të tjera të lidhura.

Kjo gjë ndihmon shoferët që të identifikojnë dhe të shmangin aksidentet potenciale.

Makinat e lidhura mund të ndihmojë që të krijonë të dhëna për ekosistemin në të ardhmen , gjë e cila do ta bëjë më të lehtë për makinat automatike që të navigojnë në rrugë vet.

Ky sistem mund të përballoje 1000 mesazhe për sekond nga makinat brenda një diametri prej 980 këmbësh.

Makinat e Cadillac mund të komunikojnë vetëm me modele të tjera CTS për momentin./TechSot.al./

 
Loading...