Makina më e shpejtë e të gjitha kohërave (video/foto)

Të gjithë të apasionuarit pas adrenalinës dhe që u tronditën ndërsa shikuan videon e “Buggati Chiron” teksa tregonte aftësitë e tij, do të mahniten pas Hennessey Venom F5.

Venom F5 mendohet se do të jetë makina më e shpejtë e të gjitha kohërave.

Makina Texan Hennessey do të ketë një shpejtësi prej 480 km/h dhe do të kushtojë 1.6 milionë dollarë. Kompania ka zbuluar makinën në një video që tregon fazën e krijimit të saj deri tek levizjet në rrugët kodrinore apo me kthesa.

Ekipi i Hennessey Special Vehicles ka arritur të ndërtojë atë që do të konsiderohet makina më të shpejtë e prodhuar ndonjëherë për të ecur në rrugë normale.

Shpejtësia 0-400 km / orë arrihet në më pak se 30 sekonda, ndërsa drejtimi 0-300 km / orë arrihet në më pak se 10 sekonda.

Makina ka një peshë prej 1338 kg.