Mahnitëse: Baseli bëhet kampion falë shqiptarëve (VIDEO)

Basel-i i shqiptarëve është shpallur kampion i Zvicrës për të 18 herë. Skuadra ku luajnë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti kanë siguruar matematikisht titullin pas barazimit me rivalin direkt Young Boys. Kur kanë mbetur edhe 3 javë për tu zhvilluar diferenca e pikëve është 11 pikë.

Një sukses për Basel-in që tani duhet të mendojë finalen e Kupës së Zvicrës ku më 7 qershor do të përballen me Sion-in. Basel-i ose më saktë Shkëlzen Gashi është në garë edhe për një tjetër trofe, atë të Këpuës së Artë, që mund ta fitojë për të dytin sezon radhazi, pasi kryeson këtë klasifikim në kuotën e 21 golave.