Macja hero: Shpëton foshnjën 12 javëshe nga ngrirja! (VIDEO)

Macja  e humbur e quajtur Masha në qytetin rus Obninsk, është bërë një hero i vërtetë pasi shpëtoi një fëmijë nga ngrirja Siç është raportuar në mediat ruse, macja Masha është ngjitur mbi një kuti në të cilën ishte lënë foshnja 12 javëshe dhe me trupin e tij ka ngrohur foshnjën në temperaturat të cilat ishin nën zero. Fëmija u braktisur u la në një kuti në një bllok banimi ku Masha ka jetuar për shumë vite, dhe ajo ushqehej nga stanarët e ndërtesës. “Operacion i shpëtimi” i Masha-s zgjati deri sa banuasja Nadezhda Makovikova ka parë fëmijën. ” Ecja nëpër shkallë dhe dëgjova një fëmijë të qante”, tha Makovikova, duke shtuar se më vonë Masha vrapoi pas mjekëve të cilët erdhën të marrin fëmijën.

Përfaqësuesit e spitalit në Obninsk thanë se fëmija ka qëndruar në kuti disa orë në të ftohtë dhe ka mbijetuar në sajë të Masha.