Lushtaku transferohet në Gjermani

Mesfushori ofanziv ka nënshkruar me klubin nga ligat inferiore gjermane, CfR Pforzheim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, i cili konsideron se me 23-vjeçarin ka bërë një “goditje” të madhe.

“Është ekzakt përforcimi të cilin po e kërkonim”, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Torsten Heinemann, raporton zeri.info.

Lushtaku i ka kaluar vitet e fundit në Kosovë, ku luajti për Drenicën, Prishtinën dhe Trepçën ’89.

Ai luan në krahun e djathtë dhe është lojtar mjaft kualitativ. Lushtaku i është bashkuar ekipit të ri të martën.

Fotografia e Kosovo talents in Europe

Fotografia e Kreshnik Lushtaku

Lexo tjetër  Gjyqtari kosovar në ndeshjen eliminatore për Botëror (Foto)