LUMIR ABDIXHIKU ADERON NË LDK

Drejtori ekzekutiv i Kolegjit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, e ka prezantuar aderimin e tij në këtë parti duke thënë se synimi i tij përputhet plotësisht me synimet tona.

Sot kemi një aderim të ri në partinë tonë, është fjala për zotin Abdixhiku profesor i fushës së ekonomisë, një emër që përputhet plotësisht me neve që ne po synojmë. Ne jemi duke bërë përpjeke që të kemi njerëz që punojnë drejt aspektit ekonomik dhe social”, ka thënë Mustafa sot në konferencë.

Ndërsa, tashmë anëtari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur se ndjehet i lumtur se ka aderuar në LDK dhe se do të punojnë së bashku në zhvillimin e vendeve të reja të punës.

Kemi zhvilluar takime për të filluar një front të bashkuar të një drejtimi të ri, kemi gjet një bashkëpunim në zhvillimin ekonomik, politikë që të rinjtë të gjen vende të reja pune, jam i lumtur që prej sot do të jem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kjo sigurisht që ka qenë një vendim i imi ndryshe dhe nga sot do të betohem që të jap maksimumin tim dhe ftoj të rinjtë dhe të rejat që ti kthehen LDK-së, ka thënë Abdixhiku.

Ndër tjerash ai është shprehur se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka ardhur me çmimin “për ti përkrahur interesat e qytetarëve”.

Në këtë konferencë po ashtu foli edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti ku u shpreh se prurjet e reja në LDK nuk asnjë çmim.

“Edhe me Dritonin edhe Lumirin nuk kemi biseduar asnjëherë për çmime, me asnjë prej njerëzve që kanë ardhur në LDK, nuk kanë ardhur me asnjë çmim”. /Insajderi.com

 
Loading...