Luis Enrique ka një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës

Para sfides me Athleticon dhe me Juventusin trajneri i Barcelonës Luis Enrique, tifozëve të Baçes iu dha një lajm shumë të mirë. Ai tha se Luis Suarez do të luajë kundër Athletic Bilbaos dhe Juventusit.

Enrique deklaroi se Luis Suarez është rikuperuar dhe do të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos dhe atë të Championsit kundër Juventusit.

“Suarez nuk ishte i gatshëm 100% dhe ne nuk deshëm të rrezikonim me të”, u shpreh Enrique pas takimit kundër Deportivos. “Por, ai do të jetë gati për të dy finalet”, shtoi tutje Enrique./drenicapress/