Luftë me bandat e drogës në Meksikë, 43 të vrarë

Qyteti meksikan Tanhuato u shndërrua në arenë luftimesh mes pjesëtareve të një bande të armatosur dhe forcave të sigurisë.
 Të paktën 43 persona, pjesa më e madhe pjesëtarë të bandës gjeten vdekjen pas përplasjes të ndodhur në një fermë, ndërsa nga radhët e policisë raportohet një viktimë.

Mexico Violence

Autoritetet meksikane janë përfshire prej vitesh në një betejë të përgjakshme me një ndër kartelet më të fuqishme të drogës, Jalisco New Generation.

Mexico Violence

Sipas policisë, përplasja me trafikantët zgjati për rreth tre orë dhe në vendin e ngjarjes u sekuestrua një sasi e konsideruar armesh.

Mexico Violence

Forcat e rendit kishin marrë njoftime se një grup personash të armatosur kishin hyrë në një ferme.

Mexico Violence

Karteli i drogës ka shtuar praninë dhe Jalisco është shndërruar në një ndër zonat më të dhunshme. Që prej muajit mars pjesëtarë të bandës kanë vrarë të paktën 20 policë dhe ushtarë. Mexico Violence