Luana shtron iftar për një familje ku nëna po rrit fëmijët e vetme (Foto)

Prezantuesja shqiptare njëherësh këngëtare, Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes gjithmonë sa  i përket pamjes së saj si dhe projekteve të reja.

Por këtë herë ajo ka qëndruar në Kosovë për një arsye tjetër, krejtësisht të veçantë dhe shumë të mirë.

Luana ka qëndruar tek një familje, për të kaluar natën e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku vendosi t’u shtrojë një iftar gruas që po rrit fëmijët krejtësisht e vetme, transmeton Indeksonline.

Luana ndër të tjerash ka thënë se historia e gruas me vajzat ishte e njëjtë si e nënës së saj, gjë që e lidhi edhe më shumë me këtë familje.

 

Ajo gjithashtu ka treguar se fotografitë nga kjo familje i ka publikuar pasi i kanë kërkuar vetë ato.

 

Në fund Luana ka porosit të gjithë që të mundohen të ndihmojnë sado pak që të munden./Indeksonline/

Lexo tjetër  Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)