LSDM kërkon përgjegjësi dhe Dsikutim mbikëqyrës për katastrofën me vërshimet

Deputetët nga LSDM sot kanë lëshuar një kërkesë për Diskutim mbikëqyrës deri te Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen Rajonale dhe Hidrometeorologjisë nga përmbytjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

’17 ditë pas përmbytjeve të 6 gushtit, asnjë institucion nuk mori përgjegjësi për pasojat e tmerrshme. Asnjë organ, asnjë zyrtar, asnjë politikan nga qeveria nuk i informoi qytetarët për arsyet e përmbytjes dhe pse nuk u penguan dëmet e mëdha për pronën e banorëve. Por qytetarët e dinë shumë mirë se institucionet janë përgjegjëse për tmerrin e përmbytjes. Ata e dinë se përgjegjësitë janë të Qeverisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Transportit dhe Lidhjeve, MPB, Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, dhe të shërbimit mediatik publik’, tha Pançe Orcev, deputet nga LSDM dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ai fajëson se këto institucione kanë vepruar kundër ligjit në hidrometeorologji dhe atë në mbrojtje nga vërshimet dhe kështu sollën kaos në jetën e popullatës.

Lexo tjetër  Delegacion i Grupit të Miqësisë Kosovë – Gjermani po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani