“Lojtari më i mirë në Seria A është Jeremy Menez”

 

Mbrojtësi i Milanit, Adil Rami, flet me superlativa për shokun e tij të skuadrës, Zheremi Menez. Ai e konsideron sulmuesin e kuqezinjve si lojtarin më të mirë të kampionatit Italian që e ka ndihmuar shumë Milanin këtë sezon
“Këtë sezon Menez na ka ndihmuar shumë. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit dhe mendoj se është lojtari më i kompletuar në Serinë A”, ka thënë Rami.
Sipas mbrojtësit francez, Milani ka pasur shumë vështirësi këtë sezon, por këto ndeshjet e fundit ka treguar një formë më të mirë.
“Këtë sezon kemi hasur shumë vështirësi, por në ndeshjet e fundit kemi treguar një rendiment të mirë, të cilin duhet ta mbajmë deri në fund të sezonit”, ka thënë Rami.
Ai beson se skuadra e tij sezonin e ardhshëm do të luftoj për titull dhe është krenar që luan në këtë klub.
“Unë jam shumë krenar që luaj për këtë skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm do të jemi edhe ne në garë për titull”, ka shtuar Rami.