Lojërat për fëmijë në App Store të ndara në grupmosha

Kompania Apple e cila në vitin 2013 pat shtuar edhe kategoritë e lojërave për fëmijët (Kids Section), së fundmi ka bërë edhe një nën ndarje tjetër brenda App Store. Kjo nën ndarje ka të bëj me lojërat për grupmosha të ndryshme.
Klasifikimi fillon me grupmoshat 5 vjeç e poshtë, 6-8 vjeç si dhe 9-11 vjeç.
Sipas game world albanian gjiganti Apple po drejtohet edhe drejt librit “Family Time with Apps” në sektorin e ri të krijuar nga qendra Joan Goanz Cooney Center me qëllim që “të ndihmojë prindërit të kuptojnë më mirë varietetin e mënyrave që aplikacionet mund të suportojnë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve si dhe mësimin, komunikimin dhe ndërlidhjen e tyre në familje.”
Apple e festoi kategorinë e re për fëmijët në një njoftim për shtyp në të cilën u lajmërua një vit plot thyerje rekordesh dhe një fillim i mbarë i vitit të ri
 
Loading...