Loja e Microsoft “Solitaire” mbush 25 vjet, organizohet një garë

Pothuajse çdo person së paku një herë në jetë ka luajtur lojën e famshme me letra “Solitaire”, e cila së fundmi po shënon 25 vjetorin e themelimit të saj. Kompania e njohur Microsoft po organizon një turne të madh botëror për të gjetur lojtarët më të mirë.

Turneu prite të fillon të hënën, me një konkurs midis të gjithë punonjësve të Microsoft-it, ku prite të takohen kokë më kokë fituesit e Microsoft-it në turneun publik të 25 vjetorit të themelimit të lojës.

Konkurrentët do të kenë mundësin që të konkurrojnë në pesë versionet e lojës: FreeCell, Spider, TriPeaks, Pyramid dhe, sigurisht, versionin klasik të njohur si “Klondike Solitaire.” Të pesë versionet e lojës janë në dispozicion për Windows dhe Windows Phone.