Logo ja e klubit te Ferronikelit pushton facebook-un

Drenasi është në prag të festës së madhe, shumë simpatizues të klubit të tyre të zemrës, KF Ferronikeli, kanë vendosur në foton e tyre të profilit në facebook, logon e KF Ferronikelit.

Ky pushtim i facebook-ut me foto të Niklit, ka ardh pas një ftese publike nga udhëheqësit e klubit, të cilës ftesë ju përgjigjen pozitivisht një numër bukur i madh i qytetarëve të Drenasit, në shenj përkrahje për festën e madhe e cila pritet të vijë së shpejti.

Për t’u bërë kampion i Kosovës në futboll, KF Ferronikelit i duhet vetëm edhe një fitore e vetme. Lojën e radhës klubi nga Drenasi do ta zhvilloj sot, kundër KF Hajvalisë. Me një fitore eventuale në ditën e sotme, KF Ferronikeli do të shpallet kampion i Kosovës në Raiffeisen Superligë, në historinë 41 të klubit, si dhe klubi i parë nga Drenica që arrin ta rrëmben këtë titull. /drenicapress/