Lodra Google për fëmijë, që flasin dhe lëvizin

Google, duket se këtë herë dëshiron që të futet në tregun e lodrave për fëmijë. Kompania ka marrë një patentë për të krijuar arushë prej pelushi, që mund të flasin dhe t’u përgjigjen komandave të fëmijëve.

Lodrat Google do të jenë të pajisura me kamera, mikrofon dhe motorë për të lëvizur. Ato do tu përgjigjen komandave të fëmijëve, do të kthejnë kokën apo të ndezin televizorin. Kompania do të kombinojë regjistruesin e zërit me algoritmet e serverit që interpreton të dhënat.

Pajisjet do të projektohen në mënyrë që të jenë në gjendje që të ndezin apo të fikin dritat dhe pajisje të ndryshme elektronike me vetëm një komandë zanore. Google ka konfirmuar se këto pajisje pritet të realizohen shumë shpejtë.