Lladrovci vizitoi rrugën e përfunduar në fshatin Llapushnik

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor të premten kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit, përkatësisht projektin e asfaltimit të rrugës në lagjen Sopi të këtij fshati.

Punimet për realizmin e këtij projekti janë kryer sipas planit dinamik dhe cilësisë së nënshkruar ne kontratë, ndërsa afër përfundimit është edhe asfaltimi i rrugës në lagjen Tahiraj dhe Haxhiu po ne këtë fshat. Kryetari Lladrovci tha se ky projekt është përfunduar me kohë dhe janë duke vazhduar edhe segmente të tjera në asfaltimin e rrugëve neper lokalitete të tjera në Komunën e Drenasit.

Image may contain: 1 person, standing, sky, mountain, outdoor and nature