Lladrovci vizitoi KF Feronikelin, godet aty ku duhet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së klubi dhe Presidenti Kastrati, kanë vizituar lojtarët e KF Feronikelit gjatë seancës së rregullt stërvitore, në kuadër të fazës përgatitore për sezonin pranverorë, transmeton drenicapress.info

Image may contain: 4 people

Lladrovci para lojtarëve u shpreh se KF Feronikeli e ka ende lavdinë e para dy viteve dhe ka besim të plotë se titulli do të rikthehet në Drenas.

Ai përveç tjerash siguroj lojtarëve se politika do t’i mbaj duart larg futbollit, në qytetin të cilin ai e drejton. “Zotohemi të krijojmë kushte të volitshme, ndërsa nga ju presim të jepni maksimumin në fushë”– tha Lladrovci.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë

Sot u zhvillua seanca e rregulltë stërvitore në kuadër të fazës përgatitore të sezonit pranveror. Riaktivizimi i lojtarëve është shprehur Trajneri Munishi ka vajtur rrjedhshëm, se forma fizike e lojtarëve është optimale, ndërsa ajo mentale e një kampioni. Skuadra ju kujtojmë se ka filluar me seancat stërvitore ditën e djeshme si pasojë e pushimeve dimërore.
Aty ishte i pranishëm edhe i pari i Drenasit, së bashku me anëtar të kryesisë së klubit si dhe Presidentin e klubit Kastrati. Kryetari Lladrovci njëherësh u shpreh i bindur se KF Feronikeli e ka ende lavdinë e para dy viteve dhe ka besim të plotë se titulli do të rikthehet në Drenas. Ai përveç tjerash, u siguroj lojtarëve se politika do ti mbaj duart larg futbollit në qytetin të cilin ai e drejton. “Zotohemi të krijojmë kushte të volitshme, ndërsa nga ju presim të jepni maksimumin në fushë.” –tha Lladrovci. Këto deklarata vijnë pas tensioneve mes ish strukturave të klubit dhe Komunës së Drenasit.
Nënkryetari i Klubit Naser Rexhepi njëkohësisht u siguroj lojtarëve se KF Feronikeli vazhdon punën me rregull dhe profesionalizëm. “Largoni çdo dyshim mbi të ardhëm tuaj apo të klubit. Kanalizoni të gjitha energjitë te topi, na e sillni titullin dhe na bëni krenar. Kemi besim te ju!”-u shpreh Rexhepi. /Drencia Press/

Lexo tjetër  Zyrtare: Këta janë kandidatët e VV’së për kryetarë të komunave

Image may contain: 2 people

Image may contain: 5 people, people smiling