Lladrovci në koalicion me LDK-në e AKR-në në Drenas (Foto)

Ramiz Lladrovci përveç që ka fituar pa balotazh në Komunën e Drenasit, si duket gjërat i ka rregulluar edhe në Kuvendin Komunal, raporton Indeksonline.

Derisa pak më parë u raportua për kalimin në PDK të një asamblisteje të Nisma për Kosovën, tani Lladrovci na befason me një foto ku përkrah tij qëndrojnë Bedri Nika i LDK-së dhe Petrit Sinani i AKR-së.

Tani me sigurimin e tre numrave në asamblenë komunale, PDK sërish pritet ta këtë kryesuesin, ani pse deri sot këtë e shpresonte fort opozita./Indeksonline/