Lladrovci me bashkëshorten në spital për 8 mars

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka uruar festën e 8 marsit.

Gjatë kësaj dite, Lladrovci ka vizituar disa aktivitete që janë mbajtur në Drenas me rastin e “Ditës së gruas”.

Fillimisht, Kryetari Lladrovci ka vizituar gratë në panairin e mbajtur në Sheshin e Qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, gjatë prenzantimit të produkteve ushqimore tradicionale dhe në ekspozitën e punimeve artizanale, ku me këtë rast Kryetari Lladrovci ka theksuar se mbështetja dhe përkushimi i tij do të jetë i vazhdueshëm në realizimin e synimeve të tyre. Pastaj ka marr pjesë në kampanjën “Dhuro gjak për nënat” në QKMF, ku ka dhuru gjak së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, si dhe stafin komunal.

Në fotografitë e publikuara, Lladrovci bashkë me bashkëshorten e tij, shihen duke dhuruar gjak në QKMF në Drenas./Magazina.al/

Lexo tjetër  Deputeti i PDK-së: Ata që i nënshtrohen Erdoganit janë zvarranikë