Lladrovci, Jashari dhe Lushtaku në konak te Pandeli Majko

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Skenderajt Bekim Jashair si dhe nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, kanë zhvilluar një takim me Pandeli Majkon, njofton drenicapress.info

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili shkruan:

Sot, së bashku me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, patëm kënaqësinë të takojmë Ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon.
Në takim, theksova se Drenasi dhe Skënderaji kanë diasporë të organizuar dhe jemi falënderues të përjetshëm ndaj kontributit të tyre.
Diaspora jonë është kontribuese e jashtëzakonshme e zhvillimeve pozitive në trojet etnike.
Ata që janë të lidhur ngushtë me atdheun, edhe e ndihmojnë atë.
Kemi detyrim të mbesim në kontakt dhe të krijojmë ura sa më të fuqishme me diasporën.
Në takim, biseduam si t’i afrojmë edhe më shumë pjesëtarët e diasporës sepse ne kemi nevojë më shumë se kurrë për dijen, përvojën dhe kapitalin e saj.
U pajtuam me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt.
Faleminderit Pandi!

Lexo tjetër  Blerim Shala aderon në PDK