Lladrovci i fton në drekë asambleistët e rinj, ja kush e refuzoi ftesën e tij

Sot kanë dhënë betimin asmbleistët e rinj të kuvendit komunal të Drenasit si dhe kryetari i rizgjedhur Ramiz Lladrovci, transmeton Drenicapress.

Pas përfundimit të këtij akti solemn, Lladrovci ka ftuar në drekë të gjithë asambleistët e rinj. Por Xhavit Drenori me asambleistët e partisë së tij dhe dy nga VV-ja kanë refuzuar këtë ftesë.

Drenori ka treguar edhe arsyet pse e refuzoi ftesën e Lladrvcit për drekë.

Postimi i Denorit:

Bismilah e ne zhvatje te buxhetit komunal!

Kryetari i fton te gjithe asamblistet per dreke nga buxheti i kuvendit komunal ndersa nuk kishte financa (98 euro) per te angazhuar mediumin per te mbuluar seancen e sotme te kuvendit.

Mentalitetin aristokrat, me gjase te mesuar nga ambasa e Kosoves ne Tirane, Kryetari Lladrovci po e sjelle ne Drenasin e varfer.

Ne anen tjeter po provon me e mbylle kuvendin komunal (seancat) nga publiku.

Se bashku me dy asamblistet e Vizionit per Drenasin si dhe dy koleget nga LVV-ja, nuk morem pjese ne kete zhvatje te buxhetit.

Ne anen tjeter, i premtoj qytetaret e Drenasit se me buxhet personal do te angazhoj mediume per mbulim te seancave te kuvendit, deri sa te gjejme fonde nga ambasadat e huaja ne Kosove.