Lladrocvi takohet me Fatmir Limën, kërkon përkrahje në projektet kapitale

Sot, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj për nevojat e Komunës së Drenasit dhe kërkoi nga ai përkrahje në projektet kapitale.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth qerasë së bizneseve në Parkun e Biznesit – Drenasi I.

Kryetari Lladrovci, para takimit së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj vizituan Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Lexo tjetër  Shkaku i Kosovës, Gjermania e Britania bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE-në