Live: Ancelotti takohet me Gallianin, sonte vendoset për rikthimin e tij (FOTO)

Carlo Ancelotti është në një takim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, shumë shpejt pritet ta mësojë emrin e skuadrës së re që do ta drejtojë.

Milannews.it raporton drejtpërdrejt se Ancelotti është duke zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Milanit, Adriano Galliani.

Ky i fundit ka udhëtuar në Spanjë për ta binduar Ancelottin të rikthehet në ‘shtëpinë’ e tij të vjetër.

Ai gjithashtu ka shfrytëzuar rastin që të takohet me drejtuesit e Atletico Madridit për të biseduar rreth të ardhmes së Mario Suarez dhe Mario Mandzukic.

Ndryshe, takimi Ancelotti-Galliani po zë vend në hotelin Wellington në Madrid.