Lista Serbe thotë statusi i Trepçës figuron në marrëveshjen me koalicionin qeveritar

Lista Serbe sot, pas mohimit se deputetë të saj do të votojnë pro marrëveshje së Demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, me një kumtesë për medie, ka kërkuar që të respektohet marrëveshja politike e kësaj partie me anëtarët e koalicionit qeveritar, e cila marrëveshje, përkujton kumtesa, është bazë e funksionimit të këtij koalicioni.

Ky grup politik, në kumtesën që e përcjell FoNet, ka paraqitur qëndrimin se për statusin e Trepçës, në veçanti për pjesën që gjendet në territorin e komunës me shumicë serbe, është arritur marrëveshja e koalicionit për pjesëmarrjen e Listës Serbe në Qeveri.

“Ne, pra, nuk e shantazhojmë askënd, as nuk lejojmë që ndokush të na shantazhojë, ndërsa nga partnerët e koalicionit presim respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit qeverisës në Prishtinë”, ka kumtuar Lista Serbe./Koha

Lexo tjetër  Pas Rita Orës edhe Dua Lipa do të mbaj koncert në Prishtinë, ja kur do të vije