Liqeni i Vasilevës (Foto)

Liqeni i Vasilevës ndodhët në mes të Komunës së Drenasit dhe asaj të Fushë Kosovës, ky liqen ka një sipërfaqe prej 6 hektarësh si dhe me një thellësi prej 25 metrash, po ashtu ky liqen është i pasur me Florë dhe Faunë si dhe shumë i përshtatur për peshkim.
Në këtë liqen ndodhën së paku 5 lloje të patave të egra, dhjetëra lloje të zogjve si dhe disa lloje të peshqve.
Liqeni i Vasilevës është i rrethuar nga malet e gjelbëruar dhe është pjesë e malit të Gospojës ndodhet në një pozitë gjeografike të thellë që nuk është e lehtë të vizitohet për shkak të rrugës së pa asfaltuar.
Emrin ky liqen e ka marr për shkak se gjendet shumë afër fshatit Vasilivë dhe për këtë quhet ‘’Liqeni i Vasilevës’’, përveç këtij liqeni në afërsi ndodhën edhe disa liqene tjera.
Ky vend është atraksioni i vetëm për ti kaluar ditët e vikendit për banorët e fshatrave për rreth.
Natyra e bukur që ofron ky vend me një pejsazh mbresëlënës, me vetëm pak përkushtim dhe investim bën që në këtë liqen të zhvillohet turizmi gjatë gjithë stinës së verës./DrenicaPress/
1441334_250097141814568_550210953_n

 

10505282_309382352589946_7540286022939275646_n

 

71022648