Lipi, Barcelonës: Kurrë nuk jeni përballur me një mbrojtje si të Juventusit

 

Ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lippi, ka folur për finale e Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Juventusit.

Sipas strategut italian, Barcelona do të ndeshet për herë të parë me një mbrojtje të fortë.

“Barcelona për herë të parë do të ndeshet me një skuadër kompakte e që di të mbrohet. Ekipi i Allegrit është i aftë të sulmojë pas rikuperimit të topit. Besoj se katalanët mbeten favoritë, por nuk do ta kenë të lehtë”, deklaroi Lippi për mediat italiane.

“Messi, Suarez e Neymar janë të mirë, por kundër Juventusit nuk do ta kenë të lehtë. Kjo edhe për faktin se do të ndeshen me një prej portierëve më të mirë në botë”, u shpreh ai.