LG prezanton televizorin OLED TV 55”, vetëm 1mm “të trashë”

LG ka prezantuar një arritje të re dhe të jashtëzakonshme. Në fakt, kompania jugkoreane e ka prezantuar telefonin e saj të ri OLED TV i cili është vetëm 1mm i hollë, ose saktësisht 0.97 mm prej pjesës së përparme në atë të pasme.

Modeli i ri i televizorit me 55 inç është prezantuar në një ngjarje mediale në Korenë e Jugut. Siç mund të shihet, televizori i ri vendoset në mur në mënyrë shumë fleksibile sikurse një ngjitës i hollë prej magneti siç shumica i vendosin në frigoriferë.

Televizori i ri 55-inç OLED TV nga LG nuk është vetëm jashtëzakonisht i hollë dhe fleksibil, sepse i njëjti është gjithashtu shumë i lehtë dhe peshon vetëm 1.9kg.

Modeli aktual i televizorit të LG me 55-inç në OLED është 4.3mm i trashë, kështu që kompania ka prezantuar tani një avancim mjaft të rëndësishëm në këtë aspekt.