LG G4 mund të zëvendësojë një Canon DSLR prej 4000 dollarësh?

Jo vetëm materiale të reja për pjesën e pasme, proçesor më të fuqishëm dhe ekran IPS Quantum, i riu LG G4ofron gjithashtu një kamera më të fuqishme krahasuar me modelin e gjeneratës së mëparshme.

Sensori 13MP aktivizohet në vetëm 0.6 sekonda dhe ofron 25% më shumë ndriçim se kamerat e ngjashme falë aperturës fokale f1.8, më e gjera në dispozicion për smartphone.

Ngjyrat janë më besnike se 20% në krahasim me atë që është ofruar nga konkurrenca.

Me aplikacionin e ri  ju mund të vendosni manualisht kohën e espozicioni nga 1/6000 sekonda në 30 sekonda, në mënyrë për të kapur si veprime të shpejta ashtu dhe të ndritshme.
Por performanca e kameras së G4 do të jetë në gjendje të konkurrojë në kushte të barabarta me një Canon DSLR me vlerë 4000 $?

Në videon e gjetur mëposhtë ju mund të shihni një krahasim të bërë nga YouTuberi Armando Ferreira duke shfrytëzuar ekspertizën e një fotografi profesionist që punon në fushën e garave automobilistike.

Fotot e bëra me LG G4 gjatë testit duken më të ndritshme dhe me ngjyra më besnike se sa ato të bëra me Canon DSLR.