Leon Lahu talenti i rradhës me prejardhje nga Vushtrria që po shkëlqen në Finlandë

Edhe një lojtar me prejardhje nga Kosova gjegjësisht Vushtrria, ka nisur të lërë gjurmë në futbollin e Finlandës. Fjala është për sulmuesin e talentuar, Leon Lahu, i cili luan për skuadrën finlandeze, Pita 07, shkruan Express.

Lahu, 10-vjeçar, të enjten mbrëma, në një ceremoni të organizuar në Helsinki, është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës për vitin 2017. Lahu e ka fituar këtë çmim pasi me golat e shënuar gjatë vitit 2017 e ka ndihmuar skuadrën e Pitas të shpallet kampion i Finlandës.

“Jam shumë i lumtur që jam shpallur lojtari më i mirë i vitit. Kjo më jep vullnet që mos të ndalem”, ka thënë Lahu për Express.

Lahu, i cili është nipi i lojtarëve të mirënjohur kosovarë që kishin bërë emër në futbollin e Finlandës, Ridvan e Erfan Zenelit, zbulon se Cristiano Ronaldo është lotari i preferuar, kurse klubi që simpatizon është Real Madrid.

Pas Vëllezërve Ridvan e Erfan Zeneli, Shefki e Njazi Kuqit dhe Përparim e Mehmet Hetemajt, edhe Leon Lahu është në rrugë të mirë të bëjë emër në futbollin finlandez. /EXPRESS/