Lenovo vjen me tre laptop të lirë

Në ngjarjen “Lenovo Tech World” kompania e njohur Lenovo ka bërë publike disa detaje për tre modelet e laptopëve të saj të cilat do të vijnë me çmime të arsyeshme.

Laptopi Ideapad 100 vjen me dy përmasa 14 dhe 15 inç me një rezolucion 1.366×768 piksel, proçesori Intel BayTrail-M N3540. Ideapad 100 do të ketë kapacitet 128GB SSD ose 500GB HDD dhe 8GB RAM. Kompania premton se kjo pajisje do të ketë 4 orë kohëzgjatje të baterisë. Për më tepër Ideapad 100 përmban një portë USB-je 2.0, USB 3.0, HDMI. Modeli 14-inç peshon 4.19 pound dhe është 0.8-inç i hollë ndërsa ai 15-inç peshon 2.2 kg dhe ka trashësi 0.89-inç. Cmimi për të sillet rreth 249$.

Ndërkohë që modelet e një niveli më të lartë por në të njëjtën kohë të përballueshëm janë Z41 dhe Z51. Të dy versionet kanë një ekran Full HD 1080piksel dhe ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh konfigurimi. Çmimi i tyre fillon nga 499$. Z41 dhe Z51 kanë një proçesor Core i7, 1TB kapacitet SSHD, 16GB RAM dhe GPU respektivisht AMD R7-M360 dhe AMD R9-M365.

Laptopi Z41 do të peshojë 2.08 kg dhe do të ketë përmasa 13.66x 9.8x 0.96 inç ndërkohë që Z51 do të ketë një peshë prej 2.2 kg dhe përmasa 15.12 x 10.43 x 0.97 inç. Ajo që bie në sy në versionin Z51 është prania e kamerës RealSense 3D e cila mund të përdoret për skanime 3D apo dhe për kontroll me anë të gjesteve. Por sigurisht që kamera 3D do ta rrisë cmimin e Z51 në 599$.

Bëhet e ditur se këto modele do të jenë të disponueshme në muajin qershor, kur edhe do të publiohen të dhënat shtsë për to.